×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiq: Gjermania po udhëheq fushatë të ashpër për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës

    Insajderi
    04 May 2024 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Gjermania po udhëheq fushatë të ashpër për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Vuçiq e ka pranuar se është e vështirë ta kundërshtojë fushatën gjermane për Kosovën, por ka thënë se i takon Serbisë të luftojë.

    “Ata [Kosova] do të kenë nga 29 deri në 33 vota dhe u duhet një shumicë prej 31 (për pranimin e Kosovës), kështu që çdo gjë është në kufi”, ka thënë Vuçiç të mërkurën në hapjen e punimeve për stadiumin e ri kombëtar në Beograd, transmeton “N1”.

    Duke folur për negociatat, ai ka deklaruar se Prishtina po sillet “në mënyrë të pamatur”.

    “Prishtina mori vendim të kundërligjshëm dhe të gjithë pajtohen se ishte vendim brutal për ndalimin e dinarit. Dhe pastaj ju ftojnë në bisedime dhe të pranoni të gjitha postulatet që Prishtina tashmë i ka zbatuar. Nëse nuk e pranoni me gjithë zemër, atëherë thonë se të dyja palët nuk ishin të gatshme për kompromis”, ka thënë Vuçiq.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    24 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark