Duke komentuar zbulimin e një varreze masive me rreth 15 trupa afër Rashkës, në të cilin dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës në Kosovë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se “është krenar që Serbia nuk po bën shaka me gjetjen e të zhdukurve” dhe se “varreza u gjet me miratimin e autoriteteve serbe”.
Mirëpo, sipas Vuçiqit, “përfaqësuesit e Kosovës, gjatë negociatave në Bruksel, nuk pranuan të bëhen hetime në pesë lokacione në Kosovë, ku besohet se serbët ishin varrosur gjatë dhe pas luftës 1998-99”./Insajeri.org.