Insajderi
Lajme

Vuçiq: Kurti flet shkëlqyeshëm serbisht por nuk pajtohemi për asgjë

Insajderi
01 March 2023 - 09:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vuçiq: Kurti flet shkëlqyeshëm serbisht por nuk pajtohemi për asgjë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje ka treguar detaje në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi që janë zhvilluar në Bruksel.

Në mesin e pyetjeve të shumta, ai është përgjigjur edhe për komunikimin mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Aty brenda s’ndodhë asgjë e mirë. Flasim në anglisht mua diçka me del në serbisht nganjëherë. Kurti flet shkëlqyeshëm serbisht, ka qenë në burg derisa nuk e liruan Koshtunica dhe Milosh Jovanoviq. Shikoni nënshkrimin këtu për amnistimin e tij. Kështu duket kur dikush nënshkruan diçka, unë nuk kam nënshkruar asgjë. Në Bruksel ata e thonë të tyren ne tonen, për asgjë s’pajtohemi”, ka thënë Vuçiq.

Në takimin e së hënës në Bruksel, Vuçiq dhe Kurti pranuan zyrtarisht propozimin evropian. Ata u pajtuan që të mos diskutohet më për pikat e këtij propozimi. /Gazeta Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark