×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiq në bisedën me Chollet: Të gatshëm të zbatojmë planin franko-gjerman, por me kufizime

    Insajderi
    26 February 2023 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nesër në Bruksel e pret një takim i vështirë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por se Serbia është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe se në këtë kontekst është e gatshme të punojë mbi konceptin dhe zbatimin e planit të propozuar me kufizime të përcaktuara qartë, shkruan media serbe N1.

    Sipas mediave serbe, ai këtë e tha gjatë një takimi telefonik me këshilltarin special në Departamentin e Shtetit Amerikan, Derek Chollet, i cili i tha se pret që takimi i nesërm të jetë konstruktiv, me përparim të dukshëm drejt marrëveshjes.

    Diplomati amerikan theksoi se SHBA-ja e përkrah plotësisht propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve dhe se duhet të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara më herët në procesin e dialogut, ku përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

    Sipas mediumeve serbe, Vuçiq dhe Chollet diskutuan edhe për të ardhmen evropiane të Serbisë, të cilën SHBA-ja e mbështet, si dhe mundësitë e rëndësishme për zhvillimin e bashkëpunimit serbo-amerikan në fusha të ndryshme, veçanërisht në atë ekonomike, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark