Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili këtë mëngjes u nisë për raundin e ri të dialogut me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel, ka thënë se “bisedimet me përfaqësuesit shqiptarë janë të rëndësishme sepse ato ruajnë paqen dhe stabilitetin”.
“Asnjëherë nuk është veçanërisht e këndshme të udhëtosh ose të qëndrosh në Bruksel kur zhvillon bisedime me përfaqësuesit shqiptarë. Sidoqoftë, është e rëndësishme për Serbinë, sepse ndihmon popullin tonë në Kosovë, ruan paqen dhe stabilitetin, të cilat janë thelbësore për përparimin ekonomik të gjithë Serbisë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Ai e postoi një fotografi me një materiali para vetes, duke thënë “se po përgatitet për takime të vështira, si gjatë ditëve kur ishte student”.
“Në aeroplan, gjithmonë, ashtu si në ditët studentore, unë përsërisë materialin dhe përgatitem për takime të vështira. Dorëzimi nuk është një opsion”, lavdërohet Vuçiq.
Një raund i ri negociatash midis Kosovës dhe Serbisë i cili është planifikuar për sot në orën 2 pasdite me takime bilaterale midis dy palëve me ndërmjetësuesit e BE./Insajderi.org.