Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar mbrëmë se “autoritetet e Kosovës nuk i lejuan atij të vinte në Kosovë në mënyrë që të bënin “një tregim të madh” prej kësaj dhe të mund të thonin: “Vuçiq është i padëshirueshëm në Kosovë”.
“Ata donin të dërgonin ministren e tyre të jashtme për të bërë një shfaqje politike në komunën e Rashkës, dhe ne u thamë atyre: “Kjo është absolutisht e papranueshme për momentin, por nëse doni ashtu, atëherë unë do të shkoj në veri (Kosovë), dhe do të shkoj të gërmoj në afërsi të Gjakovës për shtatë ditë”, deklaroi ai.
Ai shtoi se pas shkëmbimit të letrave midis Beogradit dhe Prishtinës, BE reagoi dhe tha se kjo çështe duhet të qetësohet: “Askush nuk do të shkojë askund dhe mos deklaroni asgjë në publik në mënyrë që publiku serb dhe ai kosovar të mos shqetësohen”. “Pastaj ata dolën në publik për të treguar se sa të fortë dhe të zgjuar janë dhe se si më ndaluan të hyjë në Kosovë”, ka pretenduar Vuçiq./Insajderi.org.