×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Për Merkel çështja e Kosovës është punë e kryer

    Insajderi
    17 November 2020 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se “Angela Merkel ka qenë e drejtë ndaj Serbisë. Ajo nuk ka fshehur kurrë. Ajo ka thënë se për të, Kosova është çështje e kryer dhe këtë e ka thënë në mënyrë të drejtpërdrejt. Fakti që ajo më vonë gjeti satelitë në rajon është një çështje tjetër. Angela Merkel e ka ndihmuar Serbinë kur parandaloi një konflikt të panevojshëm midis Serbisë dhe Kroacisë në vitin 2015. Pastaj, për herë të parë, ajo qartësisht dhe me zë të lartë doli në krah të serbëve dhe tha se kroatët kishin gabim”.

    Sa i përket Marrëveshjes së Uashingtonit, Vuçiq ka deklaruar se “ne kemi marrë siguri se gjithçka e nënshkruar në Uashington do të mbetet në fuqi. Është e rëndësishme për ne që të kemi marrëdhënie të mira me Amerikën. Ata thanë se gjithçka do të respektohej. Para marrëveshjes, unë kam biseduar me të gjithë aleatët tanë se nuk do të ketë befasi sa i përket Kosovës, sepse nëse ka, ne nuk do të nënshkruajmë asgjë. Unë e informova presidentin Putin menjëherë pas nënshkrimit për gjithçka”.

    Të përkujtojmë, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, në Moskën zyrtare filluan talljet fyese me Vuçiqin/Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark