Insajderi
Botë

Vuçiq pretendon se SHBA dhe Turqia po e furnizojnë Kosovën me armë

Insajderi
26 December 2025 - 19:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vuçiq pretendon se SHBA dhe Turqia po e furnizojnë Kosovën me armë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë akuza të rënda ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, duke pretenduar se ato po i armatosin shqiptarët në Kosovë.

Sipas Vuçiqit, SHBA-ja po vepron “hapur dhe pa asnjë paqartësi”, ndërsa Turqia, sipas tij, është e përfshirë në dërgimin e armëve të rënda. Ai tha se këto veprime kanë një qëllim të vetëm: kërcënimin e drejtpërdrejtë të Republikës së Serbisë dhe të integritetit të saj territorial.

“Amerikanët po i armatosin hapur dhe pa asnjë paqartësi shqiptarët në Kosovë dhe Metohi. Edhe Turqia është e përfshirë, duke dërguar armë të rënda dhe gjithçka tjetër”, tha ai në një konferencë për media.

Vuçiq deklaroi gjithashtu se këto veprime, sipas tij, synojnë sulme ndaj popullsisë civile dhe strukturave ushtarako-policore të Serbisë.

“Ekziston vetëm një qëllim: kërcënimi i drejtpërdrejtë i Republikës së Serbisë dhe integritetit të saj territorial, si dhe sulmi ndaj popullsisë civile dhe strukturave ushtarako-policore të Republikës së Serbisë.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark