×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçiq: Prishtina të largojë kryetarët e rinj veriorë dhe të nisë themelimin e asociacionit

    Insajderi
    12 June 2023 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se situata në Kosovë është duke u komplikuar, dhe ai po ndjehet i shqetësuar për këtë gjendje.

    Sipas tij, Serbia është e gatshme për kompromise, por pati dy kërkesa që ‘Prishtina të largojë kryetarët e rinj veriorë dhe të nis themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe’.

    ”Jemi gati për kompromise, vetëm ju kërkoj që të largoni kryetarët e rrejshëm nga ndërtesat komunale, le të japin dorëheqje. Jemi gati për kompromise, por edhe të fillojmë formimin e AKS-së”, tha Vuçiq në Tv Hepa.

    Mes tjerash ai ka përmendur që mbrëmë ka zhvilluar bisedime të vështira për çështjen e Kosovës, me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe disa përfaqësues të tjerë amerikanë.

    “Me Miroslav Lajçak, me disa përfaqësues amerikanë dhe me një nga përfaqësuesit më të lartë të BE-së, mbrëmë vonë kam pasur një bisedë jo të lehtë. Situata po ndërlikohet dhe më shqetëson shumë”.

    Vuçiq ka thënë se nga tash e tutje pritet të ketë propozime e masa të ndryshme nga ndërkombtarët meqë nesër do të prezantohen raportet e Josep Borell e Miroslav Lajçak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark