Insajderi
Lajme

Vuçiq qorton gazetarët: Mos flisni kështu, s’kam fjetur gjithë natën duke biseduar me ndërkombëtarët

Insajderi
18 June 2023 - 13:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vuçiq qorton gazetarët: Mos flisni kështu, s’kam fjetur gjithë natën duke biseduar me ndërkombëtarët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media, ka ngritur zërin ndaj gazetarëve duke thënë “mos flisni derisa flasë unë”.

Kreu i shtetit serb ka thënë se ka pasur shumë biseda telefonike me zyrtarë të huaj për shkak të situatës në Veri dhe se kjo e ka lënë pa gjumë.

Ai, publikisht, nuk dha shenja se do t’i lirojë tre policët që i kidnapuan pjesëtarë të njësiteve speciale serbe. Ndërsa akuzat më të mëdha i pati ndaj misionit të EULEX’it duke ironizuar me përgjigjen e tyre ata “po i monitorojnë” rastet e arrestimeve të të fundit në veri nga Policia e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark