×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq: Serbia vazhdon luftën për Kosovën në të gjitha frontet diplomatike

    Insajderi
    09 July 2023 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot, duke iu referuar ngjarjeve të javës së kaluar, se Serbia ka vazhduar luftën në të gjitha frontet diplomatike për Kosovën.

    Ai shkruan në llogarinë e tij në Instagram se kjo luftë nuk ka qenë asnjëherë e lehtë dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe komplekse.

    “Dhe këtë javë Serbia vazhdoi luftën në të gjitha frontet diplomatike për Kosovën tonë, fundin e dhunës ndaj serbëve dhe kthimin në dialog, për jetën paqësore dhe të sigurt të popullit tonë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. asnjëherë nuk ka qenë e lehtë dhe sot më duket po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe më komplekse”, ka shkruar ai.

    Ai mes tjerash thekson se javën e kaluar ka biseduar me kryeministrat e Holandës, Luksemburgut, Hungarisë, Austrisë dhe Shqipërisë, presidentët e Turqisë dhe Francës, si dhe me zëvendëspresidentin e qeverisë italiane, transmeton Klankosova.tv.

    “Të gjithëve iu paraqit rreziku i përshkallëzimeve dhe tensioneve të mëtejshme të panevojshme. Unë kërkova nga të gjithë bashkëbiseduesit, para së gjithash, të shikojnë kushtet e patolerueshme në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë. Lufta vazhdon dhe intensifikohet, sepse dorëzimi nuk është opsion”, shtoi Vuçiq

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark