×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq shpreson se ditëve në vijim të gjendet një zgjidhje për dinarin

    Insajderi
    28 February 2024 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shpreson që, në ditët në vazhdim, të gjendet një zgjidhje për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

    Vuçiq foli për këtë çështje në Tiranë ku u mbajt një samit për Ukrainën.

    Ai tha se ShBA dhe BE duan një zgjidhje por sipas tij jo ndonjë që mund t’u përshtatet qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.

    Vuçiq e akuzoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti se nuk dëshirojnë marrëveshje për t’ua siguruar pakicës serbe në Kosovë një jetesë normale.

    Ne e dimë që situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe po bëjmë gjithçka që mundemi. Tani më duket se evropianët dhe amerikanët duan një zgjidhje, ndoshta jo atë që na përshtatet neve, por një lloj zgjidhjeje që njerëzit të mund të vazhdojnë të jetojnë normalisht. Besoj se do arrijmë ta gjejmë në ditët në vijim, por edhe dje ishte e qartë se Kurti dhe Osmani, regjimi në Prishtinë, nuk dëshiron në asnjë mënyrë, as marrëveshje, as sjellje normale ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë e Metohi”, tha Vuçiq.

    Ndryshe, Bashkimi Evropian po kërkon që çështja e ndalimit të dinarit serb të zgjidhet përmes dialogut. Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, po kërkojnë që Kosova të shtyjë zbatimin e këtij vendimi, pasi ka argumentuar se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa pasur për bazë ndikimet negative te popullata serbe në Kosovë.

    Autoritetet në Kosovë kanë thënë se rregullorja do të zbatohet përmes një tranzicioni të lehtësuar, jo më të gjatë se tre muaj, ndërkaq kryeministri Albin Kurti, ka insistuar se vendimi nuk do të zhbëhet.

    Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark