×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vuçiq takon Hillin, flasin për situatën në Kosovë

    Insajderi
    08 August 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka takuar sot ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

    Siç shkruan “Kosovo-Online”, në takim është folur për situatën në Kosovë dhe për dialogun mes dy vendeve.

    Po ashtu, sipas asaj që e ka thënë Vuçiq, në takim është diskutuar edhe për “përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë e ShBA-së”.

    “Një bisedë e sinqertë dhe e hapur me ambasaodrin e ShBA-së në Serbi, Christopher Hill. Çështja kryesore është përparimi i mëtejshëm i marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Serbisë e Amerikës. Sigurisht, ne diskutuam edhe pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, si dhe situatën në Kosovë e dialogun me Prishtinën”, citohet të ketë thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark