Vuçiq tenton ta distancojë Serbinë nga sulmi terrorist: E bënë serbët nga Kosova – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq tenton ta distancojë Serbinë nga sulmi terrorist: E bënë serbët nga Kosova

    Insajderi
    24 September 2023 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se sulmi i bandës kriminale u organizua nga serbët në Kosovë e jo nga Serbia.

    Vuçiq në konferencë për media ka thënë se reagimi i operacionit terrorist erdhi si pasojë e, siç e quajti ai “terrorit të Kurtit”.

    “Por, serbët e Kosovës u rebeluan duke mos dashur të jetojnë më terrorin e Kurtit. Nga 3 nëntori kur Kurti zëvendësoi komandantin e policisë Gjuriq nga stacioni i veriut, shqiptarët i kanë shfrytëzuar 62 herë policët kundër serbëve. 22 herë lëvizje eskaluese në veri. 56 sulme me motive etnike ndaj serbëve. Ka qenë vetëm çështje e momentit kur policia do t’i përzë ata që lëvizin nga Kosova veriore në Serbinë qëndrore”, deklaroi Vuçiq përplot viktimizim, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ishte momenti i fundit që serbët të bëjnë diçka për familjet e tyre. Nuk dua ta arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. Kjo është diçka që nuk iu desh askujt”, tha më tej ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark