×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq thotë se kosovarët kishin në plan ta sulmonin atë

    Insajderi
    29 March 2017 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Serbisë dhe kandidati për president Alekansadr Vuçiq ka thënë sot se bllokimi i rrugëve për autobusët që transportonin qytetarët drejt në tubimi në Leposaviq ishte gati për të.

    “Qytetarët serb ishin mbledhur për të mirëpritur mua, dhe i falënderoj për këtë, por është e rëndësishme që bota ta sheh se çfarë shqiptarët po bëjnë. Është e rëndësishme që njerëzit në Kosovë ta dinë se në gjithmonë do t’i mbrojmë”, ka thënë Vuçiq në Kragujevc gjatë një vizite në një fabrikë.

    Vuçiq i cili dje anuloi vizitën në Kosovë në një tubim që ndodhi sot në Leposaviq, i kërkoi falje serbëve për bllokimin e rrugës që ai e quajti “sulm ndaj tyre”, duke thënë se “ata e dinë se kush i mbron dhe kujdeset për ta”.

    Ai komentoi edhe pankartat që kosovarët mbanin në duart e tyre me parulla kundër Vuçiqit e jo serbëve duke thënë se “ato ishin shkruar me shkronja të çuditshme dhe mezi ka arritur t’i lexoj”.

    Protestat e shqiptarëve në mbrojtje të serbëve nga nacionalizmi i rremë i Beogradit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark