Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Athinë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Vuçiq duke e falënderuar Mitsotakis për pritjen e ngrohtë ka bërë të ditur se kanë diskutuar edhe për Kosovën.
Vlen të theksohet se Athina është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
“Biseduam për Kosovën dhe për të gjithë rajonin. Edhe një herë e falënderova për mbështetjen që Greqia i jep Serbisë në rrugën drejt BE-së”, ka thënë Vuçiq, përcjell Insajderi.
Në postimin e tij në Instagram, Vuçiq ka thënë se e preferon më shumë vizitën në Athinë sesa tjetrën që do pasojë. Me këtë, Vuçiq duket qartë se ka thumbuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pasi gjatë ditës u raportua se do të takohen së shpejti në Bruksel me ftesë të përfaqësuesve të BE-së. /Insajderi