Gazetar i gazetës serbe “Vreme”, Nikolla Tomiq tallet me “mini sulmin nervor” të Vuçiqit me rastin e fitores së Biden-it në zgjedhjet presidenciale në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Kur u pyet pse presidenti i Serbisë pësoi mbrëmë një “mini sulm nervor” dhe tronditi qytetarët e Serbisë, duke u thënë atyre “turp për ata që janë të lumtur që fitorja e Biden do të jetë e keqe për Serbinë”, gazetari Tomiq me shaka u përgjigj se “ndoshta e nervozoi ajo që Zorana Mihajlloviq guxoi ta urojë Biden-in në Instagram para tij”.
Ai theksoi se adresa ishte e gabuar, që një burrë shteti nuk duhet të shprehet në këtë mënyrë, dhe se ai duhet të punojë për qetësimin, dhe jo për nxehjen e tensioneve politike.
Tomiq gjithashtu beson se nuk ka ngjashmëri midis Trump-it dhe Vuçiq.
“Ekziston një ngarkesë e fortë emocionale që të dy lëshojnë, ndonjëherë kontroll i dobët i karakterit dhe temperamentit”,ka thënë ai, duke shtuar se ekziston një ngjashmëri më e madhe midis Vuçiqit dhe Orban-it.
Duke komentuar fitoren e Biden, Tomiq ka thënë se ekzistojnë arsye për nervozizëm në Beograd dhe se ai është i shqetësuar për deklaratat e fundit të Biden-it, të tilla si, se qëllimi i marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë është njohja reciproke dhe se marrëveshja e Uashingtonit nuk është shumë e keqe, por që ai pret që ajo të jetë konfirmim i pavarësisë së Kosovës./Insajderi.org.