Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u takua në Bruksel me përfaqësuesin e posaçëm të BE për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Pas takimit me Lajçakun, nga ora 14.30, Vuçiq do të takohet me shefin e diplomacisë së BE, Joseph Borrell, në raundin e ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
Bisedimet tre-trepalëshe midis Kurtit, Vuçiqit, dhe ndërmjetësuesit të BE priten në orën 3 pasdite.
Gjatë rrugës për në Bruksel, Vuçiq ka pretenduar se bisedimet me “përfaqësuesit shqiptarë” janë të rëndësishme, sepse kjo ruan paqen dhe stabilitetin./Insajderi.org.