×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Ukrainën e kemi mike sllave, por nëse e njeh Kosovën do të ketë efekte serioze

    Insajderi
    28 February 2024 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se Ukraina është mike e Serbisë dhe se s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    Siç raportojnë mediat serbe, në një deklaratë për gazetarët në Tiranë, ku po merr pjesë në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore, Vuçiq tha se Serbia u përmbahet deklaratave dhe qëndrimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe se Ukraina nuk e ka të lehtë.

    “Mos harroni pse është e rëndësishme, përveç faktit që këta janë miqtë tanë sllavë, duhet të keni parasysh që Ukraina nuk e ka njohur askund Kosovën, thashë në prezantimin tim që Ukraina është një nga vendet e pakta që mund të flasë. për integritetin territorial, sepse ajo nuk e ka shkelur integritetin territorial të dikujt tjetër, si shumica e të tjerëve dhe sot u ka mbushur goja me të”, tha Vuçiq.

    “Ajo (Ukraina) nuk e ka njohur Kosovën dhe mos harroni, ndonjë vendim eventual ndryshe nga Ukraina do të kishte një efekt shumë serioz në të paktën dy vende evropiane, ndaj besoj se do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie miqësore me Ukrainën, por duke respektuar vendimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë dhe të vazhdojmë me politikën e miqësisë me Federatën Ruse”, ka shtuar tutje ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark