×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiqi kërkon ndihmë nga Erdogani për situatën në veri

    Insajderi
    31 May 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka kërkuar ndihmë presidentit të sapozgjedhur të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për situatën në veri të Kosovës.

    Me reputacionin dhe ndikimin e Erdoganit në Kosovë, ka thënë Vuçiqi, ai mund të ndihmojë në ruajtjen e paqes në rajon.

    “Presidenti Erdogan ishte i interesuar për situatën aktuale në Kosovë, dhe presidenti Vuçiq e informoi për kronologjinë e ngjarjeve që çuan në përshkallëzimin e dhunës kundër komunitetit serb atje. Ai po ashtu i kërkoi kreut të shtetit turk që të përdorë reputacionin dhe ndikimin e shtetit të tij në mënyrë që ta ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në deklaratën presidenciale serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark