×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiqi po e çon Serbinë në zgjedhje, ky është muaji kur do të mbahen ato

    Insajderi
    14 May 2023 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se zgjedhjet atje do të mbahen më së voni në shtator dhe se për këtë do t’i informojë qytetarët më 26 maj.

    “Nuk është problemi nëse jeni pro zgjedhjeve, më 26 maj do të njoftoj popullin, do të shkojmë në zgjedhje, do të thotë se do të shkojmë në zgjedhje maksimumi në shtator”, deklaroi ai, sipas mediave serbe, përcjell Gazeta Insajderi.

    Vuçiq njoftoi po ashtu se do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Progresiste serbe.

    “Për këtë duhet të prisni vetëm 26 majin dhe asgjë më shumë. Askush këtu nuk ruan karriget e askujt dhe këtë do ta shihni shumë qartë”, deklaroi ndër të tjera ai.

    Njoftimi i Vuçiqit vjen pas protestës masive në Beograd për kundërshtimin e akteve të dhunshme që ndodhën gjatë këtij muaji në Serbi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark