“20 doza provuese të vaksinës ruse Sputnik 5 kanë arritur në Serbi dhe tashmë janë dërguar për prova laboratorike dhe pritet që edhe 350.000 doza të vaksinës Pfizer të arrijnë deri në fillim të marsit”, ka pretenduar presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Ai ka thënë se vaksina do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Serbisë, kush dëshiron ta marrë, transmeton Hina.
“Ju nuk mund të detyroni askënd nëse nuk dëshiron të marrë vaksinën, por unë e konsideroj të papërgjegjshëm këdo që bën thirrje për të mos marrë vaksinën”, ka thënë Vuçiq.
Ai gjithashtu ka deklaruar se aspak nuk i intereson nëse Brukseli kundërshton faktin që Serbia synon të sigurojë vaksina nga Rusia dhe Kina dhe vlerësoi se “çdo vaksinë është e mirë” sepse kompanitë serioze farmaceutike botërore janë të angazhuara në kërkime dhe prodhim.
Sipas Vuçiqit, Serbia gjithashtu do të marrë vaksina që do t’i caktohen asaj përmes sistemit COVAX, i cili u lansua bashkërisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) dhe Shoqata e Vaksinave (GAVI)./Insajderi.org.