Vuk Jeremiq do të kandidojë për president të Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuk Jeremiq do të kandidojë për president të Serbisë

    Insajderi
    16 January 2017 - 09:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se do të garojë për president në zgjedhjet e këtij viti.

    Data e saktë e zgjedhjeve presidenciale në Serbi nuk është përcaktuar ende.

    Presidenti i tanishëm, Tomisllav Nikolliq, ka lënë të kuptohet se do të garojë për mandatin e dytë, por nuk ka bërë ende njoftim zyrtar.

    Jeremiq, 41 vjeç, ka qenë ministër i Jashtëm i Serbisë në periudhën 2007-2012 dhe president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 2012-2013.

    Zgjedhjet e ardhshme në Serbi do të shihen si garë midis lidhjeve më të afërta me Rusinë apo integrimit evropian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark