Deputeti i gjertanishëm i parlamentit serb, Gjorgje Vukadinoviq, duke komentuar emërimin e Daçiqit kryetar të Kuvendit të Serbisë ka deklaruar se “roli i Ivica Daçiqit do të jetë roli i rojës së plazhit në periudhën e dimrit”.
Mirëpo, shton se kjo pozitë nuk është degradim për të.
“Të gjithë po e përjetojnë këtë si degradim, mirëpo, së paku formalisht, ky është vendi i dytë në shtet”.
Ai është i mendimit se Daçiq nuk e ka pritur këtë pozitë.
“Ai këtë nuk e pritur. E dyta, e gjithë kjo është në linjën e qethjes pas zgjedhjeve të qershorit. Nuk kam pasur dilemë se Daçiq do të mbetet në pushtet, mirëpo ai është qethur shumë shkurt…” “Daçiq është i hendikepuar, do të kryeson një parlament pa opozitë dhe nuk do ta ketë vështirë të kryesojë”, thotë Vukadinoviq./Insajderi.org.