Vulin: Autoritetet kosovare duan që në zgjedhjet kosovare të votojnë nënshtetasit kosovarë – Insajderi
×
Fokus 3

Vulin: Autoritetet kosovare duan që në zgjedhjet kosovare të votojnë nënshtetasit kosovarë

Insajderi
30 September 2019 - 10:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vullin i ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë më 6 tetor të votojnë për Listën Serbe sepse në këtë mënyrë, siç pretendon ai, “votojnë për lidhjen me Beogradin dhe qeverinë e Serbisë”.

Ai për televizionin serb Pink ka thënë se autoritetet e Kosovës “po frikësohen nga Lista Serbe, sepse e dinë se kjo listë është në marrëdhënie më të mira dhe kanë lidhje me Beogradin”.

“Shiptarët (siç i quan ai në mënyrë fyese shqiptarët) po frikohen nga Lista Serbe dhe sinqerisht po  frikohen nga presidenti ynë Aleksandar Vuçiq. Lista Serbe është në bashkëpunim me Beogradin dhe gjithmonë do të jenë në bashkëpunim me qeverinë e tij. Të gjithë ata që po përpiqen t’i fitojnë votat e shqiptarëve dhe në këtë mënyrë të prezantohen rrejshëm si përfaqësues të serbëve, në mënyrë që të hyjnë në parlamentin e Kosovës dhe nesër ta përkrahin ndonjë qeveri shqiptare, nuk punojnë për Serbinë”, ka pretenduar Vullin.

Sa i përket vendimit se votuesit mund të votojnë vetëm me dokumentet kosovare, Vullin ka thënë se “për t’i marrë dokumentet kosovare duhet të keni nënshtetësi kosovare. Në këtë mënyrë ata duan t’i përjashtojnë serbët nga veriu i Kosovës”, duke “harruar” se për të votuar në një shtet, votuesi duhet të jetë nënshtetasi i atij shteti./Insajderi.com.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark