×
  • Lajme
  • Lajme

    Vulin: Gjithçka që u lejohet shqiptarëve, duhet edhe serbëve të Bosnjës

    Insajderi
    12 December 2020 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vullin ka thënë se “gjithçka që u lejohet shqiptarëve të Kosovës, duhet të ju lejohet edhe serbëve të Bosnjës”.

    “Është e vështirë të shpjegosh pse u shpërbë Jugosllavia, por jo edhe Bosnje dhe Hercegovina. Edhe më e vështirë është që shqiptarët përpiqen të fitojnë një shtet në Kosovë, dhe serbët nuk munden në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithçka që u lejohet shqiptarëve do të duhet të ju lejohet edhe serbëve”, tha Vullin, transmeton agjencia Beta.

    Ai i bëri këto komente në përgjigje të një deklarate të ministres së Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq, e cila kishte deklaruar se “shpërbërja e entiteteve të Bosnjës, duhet të bëhet me vullnetin e popullit dhe natyrisht me mbështetjen e jashtme”.

    Por, Vullin tha se “nëse ministrja e Punëve të Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës nuk njeh sistemin e Dejtonit, pse serbët do duhej ta njohin Bosnje dhe Hercegovinën?”.

    Republika Serbe së bashku me Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, janë dy entitete që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

    Ky vend është ndarë kështu me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990.

    Pothuajse 26 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnje, e cila rezultoi me rreth 100,000 njerëz të vrarë, vendi mbetet etnikisht i ndarë midis myslimanëve, serbëve dhe kroatëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark