×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vushtrri: Kreu mësimin dhe nuk u kthye në shtëpi, babai e lajmëron vajzën në polici

    Insajderi
    24 March 2024 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një prind në komunën e Vushtrrisë e ka raportuar si të zhdukur vajzën e tij.

    Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, dyshohet se vajza pas përfundimit të mësimit nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri / 22.03.2024 – 11:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare nuk është kthyer në shtëpi pasi që ka përfunduar mësimin dhe nuk dihet se ku gjendet”, thuhet në njoftim.

    Sipas policisë, rasti është nën hetime. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark