×
  • Lajme
  • Lajme

    Çaushi për AAK-në: Po flirton me Thaçin dhe Mustafën

    Insajderi
    07 February 2016 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka komentuar në profilin e tij në Facebook, lidhur me takimin e ftuar nga presidentja Atifete Jahjaga.

    Edhe pse nuk ka përmendur vendimin e Ramush Haradinajt që përkundër refuzimit nga dy partitë tjera, VV dhe NISMA, vendosi të shkoj në takim me presidenten ku do të jenë të pranishëm edhe Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa nga koalicioni qeverisës, Çaushi ka lënë të nënkuptohet se Haradinaj ka filluar të afrohet me Qeverinë.

    “Ky takim me Thaçin e Mustafën është shkelje e rezistencës gjashtëmujore të opozitës së bashkuar. Prandaj, ky takim është i gabueshëm për opozitën dhe i dëmshëm për Kosovën. Takimi me Thaçin e Mustafën është flirtim me ta, për t’iu ndihmuar ambicieve të tyre (Thaçi që do të bëhet me çdo kusht President e Mustafa të mbetet me çdo kusht kryeministër).”, ka shkruar Çaushi.

    Sipas tij, takimi te Presidentja është takim kundër protestës gjithëpopullore të 17 shkurtit 2016 dhe se zgjidhja është në shesh me qytetarët, jo në zyra të mbyllura me krerët e qeverisë.

    “Takimet me ta janë afrim e bashkim me qeverisjen e tyre. Janë në kundërshtim të plotë me tërë atë që është ndërtuar deri tash me protestën e qytetarëve, aktivistëve e deputetëve, protestë kjo e cila e ka dëshmuar qartë se interesat e regjimit në njërën anë dhe ato të Republikës e të qytetarëve në anën tjetër, janë në kundërshtim me njëra tjetrën”, ka shkruar Çaushi.

    caushi

    Për Çaushin, meqënse VV nuk ka shkuar te Presidentja para tri javëve kur i thirri vetëm  opozitën, është e pa arsyeshme të shkohet në një takim ku janë Thaçi dhe Mustafa.

    “Ne duhet të punojmë me qytetarët në mbrojtje të Republikës. Protesta gjithëpopullore e 17 shkurtit do të jetë edhe më e fuqishme”, ka shkruar Çaushi.

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark