×
  • Lajme
  • Lajme

    VV alarmon: Serbia po merr gjysmën e resurseve energjetike

    Insajderi
    03 February 2016 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur sot zërin për atë që e ka quajtur “shthurje të sistemit energjetik të Kosovës”, duke alarmuar për rrezikun që vendi ka nga tri akte që ndikojnë direkt në sistemin energjetik të Kosovës.

    Marrëveshja për Energjinë me Serbinë, Privatizimi i KEDS dhe marrëveshja e mirëkuptimit me “Contour Global”  sipas kryetarit të VV-së, Visar Ymeri, janë rruga drejt shkatërrimit ekonomik të vendit, zbehjes së shtetësisë dhe nëpërkëmbjes së punëtorëve tanë.

    Por Ymeri ka thënë se VV nuk do të lejoj që ky shkatërrim të ndodhë.

    “Qeveria e Kosovës është dakorduar me Serbinë që të ketë ndërmarrje të ndarë etnikisht për shpërndarjen e energjisë elektrike”, ka thënë Ymeri.

    Sipas tij, Qeveria e Kosovës po jep Serbisë një pjesë të rrjetit e resurseve të vendit, KEDS-it i ka dhënë asetet e rrjetit të shpërndarjes  ndërsa me “Contour Global po duan që edhe kapacitetet e reja energjetike t’ia vënë në dispozicion një kompanie private”.

    “Lejimi i kompanisë serbe “Elektrosever-it”që të operojë brenda territorit të Republikës përveç se është kthim mbrapa, është edhe lëshim pe ndaj Serbisë që Qeveria e Kosovës po mundohet ta paraqes si një fitore të palës kosovare duke thënë se tashmë Serbia e njeh pavarësinë e KOSTT-it”, tha Ymeri, raporton Insajderi.

    Në njoftimin e VV-së thuhet në këto rrethana ku Serbia po bëhet sovrani i dytë në vend për shumë çështje, “është e jashtëzakonisht e rëndësishme që të bashkohemi në kundërshtimin e këtyre marrëveshjeve dhe në kundërshtimin në përgjithësi të dialogut me Serbinë”.

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark