×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Arrestimi i Ymerit u bë për motive politike

    Insajderi
    02 March 2016 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të liderit të këtij subjekti politik, Visar Ymeri.  Përmes një komunikate për media, Vetëvendosje thotë se arrestimi i tij është bërë për arsye politike.

    “Arsyet e kësaj përndjekje mesjetare janë tërësisht politike, duke qenë se për gjashtë muaj me radhë Lëvizja VETËVENDOSJE! ka arritur të bllokojë marrëveshjet e dëmshme për vendin, atë për “Zajednicën” dhe “Demarkacionin”, thuhet në komunikatë.

    “Visar Ymeri është arrestuar edhe pse gëzon imunitet, si deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai është dërguar me forcë në gjykatë, ku është i thirrur si dëshmitar.  Arrestimi i kryetarit të subjektit më të madh opozitar vjen pas qindra arrestimesh të aktivistëve e deputetëve të Lëvizjes në gjashtë muajt e fundit”.

    Ymeri u arrestua sot në banesën e tij ku jeton.  Ndaj tij ka një urdhërarrest nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë në lidhje me një fjalosje dhe sulm ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

    Ymeri nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore të thirru më herët për këtë rast./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark