VV dhe Nisma i bashkohen protestës për Ramush Haradinajn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV dhe Nisma i bashkohen protestës për Ramush Haradinajn

    Insajderi
    06 January 2017 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ftesës se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për organizimin e marshit protestues kundër ndalimit të  Ramush Haradinajt nga autoritete franceze, i janë përgjigjur pozitivisht edhe NISMA për Kosovën dhe Lëvizja Vetëvendosje.

    Valdete Bajrami nga ‘NISMA për Kosovën’ ka treguar se partia e Fatmir Limajt jo veçse e mbështetë protestën, por ka ftuar të gjitha strukturat e saj të jenë prezent në ora 13:00, tek qendra e Prishtinës.

    “Po si Nismë për Kosovën do të jemi prezent në protestë. Dhe nëpërmjet kësaj kërkohet qe sa më parë të lirohet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj”, citohet të ketë thënë shefja e grupit parlamentar të NISMA’s, Valdete Bajrami.

    Shkodran Hoti, nga zyra për Informim e Vetëvendosjes tha për Insajderin se edhe ky subjekt politik do t`i bashkohet protestuestës.

    “Marshit protestues për ndalimin e Haradinajt do t`i bashkohen edhe deputet dhe aktivistë të Vetëvendosjes”, tha ai.

    Gjithashtu, marshin protestues, e kanë përkrahur edhe nga organizatat e veteranëve të UÇK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark