×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    VV-ja injoron kërkesat e ndërkombëtarëve, del me një video propaganduese për veriun

    Insajderi
    08 June 2023 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një video, ku bëhet thirrje që t’i rezistohet siç i referohen ata, milicisë fashiste të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

    Në kohën kur emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka parashtruar tri kërkesa dhe ka kërkuar përgjigje nga kryeministri i Kosovës përgjigje për to, VV-ja ka filluar mobilizimin, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në videon e shpërndarë, përmendet Serbia për cenim të vazhdueshëm të integritetit territorial të Kosovës.

    “Republika e Kosovës është përpjekja shekullore e e popullit të saj. Ajo është kërkesa për liri, demokraci e barazi me popujt e tjerë. Republika e Kosovës është rezultat i mijëra martirëve e të burgosurve politik. Ajo është rezultat edhe i aleatëve tanë. Republika e Kosovës është aspiratë e popullit për të shkuar e qëndruar kah vlerat e përndimit. Ka vetëm një vend që nuk do të pajtohet me këtë fakt: Serbia”, thuhet në video.

    “Shteti që ka shkaktuar në tri dekada katër lufta. Ky shtet autokratik vazhdon të cënojë integritetin e vendit. Përmes milicistë fashiste Serbia vazhdon të cënojë rendin kushtetues. Këto të gjitha po bëhen me orkestrim të organizuar nga Beogradi. Serbia e Vuçiqit është e njëjta me atë të Vuçiqit. Por, Kosova nuk do të lejojë që milicia fashiste të përcaktojë rendin kushtetues”, thuhet ndër të tjera. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark