Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nëpërmjet një aksioni simbolik, para Pallatit të Drejtësisë kanë kërkuar edhe një herë zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.
Ata me parullat “Lironi aktivistët” dhe “Liri për të burgosurit politik”, kanë kërkuar edhe lirimin e Atdhe Halitit dhe Egzon Arifit, të cilët janë arrestuar nën dyshimin për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit në muajin korrik.
“Nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkesë tonë për drejtësi, do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje”, ka thënë Valdrin Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ahmeti e ka quajtur proces të montuar politikisht akuzën për sulm ndaj kuvendit.
“shteti duhet të mbajë dhe do të mbajë përgjegjësi”, tha ai
Aksioni i LVV-së do të vazhdojë edhe tek institucione të tjera të Drejtësisë në Kosovë.