Lëvizja Vetëvendosje i ka shprehur ngushëllimet familjes Mramori, të cilët humbën dy fëmijët e tyre, Florentin dhe Florentën, pas një tragjedie të ndodhur sot në fshatin Kolovicë të Prishtinës.
Përmes një komunikate ata kanë thënë se me këtë rast, VV do të ndajë dhimbjen me familjen Mramori.
“Humbja tragjike e jetëve të Florentës dhe Florentit të vogël është ngjarje e rëndë që ka prekur thellë të gjithë qytetarët e Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh ngushllimet e saj të sinqerta për familjen Mramori e cila sot përjetoi këtë tragjedi kaq të rëndë.”
“Është e vështirë që të përshkruhet me fjalë tronditja me këtë rast, dhe krejt çka mund të bëjmë në këto momente është të ndajmë sado pak dhimbjen me familjen Mramori”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Dy fëmijët nga Prishtina, Florent dhe Florenta Mramori, u mbytën në një gropë me ujë në fshatin Kolovicë, në afërsi të kryeqytetit. /Insajderi.com