×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Paraburgimi i aktivistëve po bëhet për të dobësuar protestën

    Insajderi
    25 February 2016 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar të enjten pas zgjatjes së paraburgimit për anëtarët e këtij subjekti politik për rastin e demolimit të veturave të EULEX-it në vitin 2009.

    Përmes një komunikatë për media, Vetëvendosje ka sqaruar se zgjatja e paraburgimit ka ndodhur pas mungesës së dëshmitarëve të rastit të cilët janë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

    “Për shkak të mospjesëmarrjes së dëshmitarëve, të cilët janë zyrtarë të Policisë së Kosovës, u vendos që seanca të shtyhet për datën 16 mars 2016, ndërsa për aktivistët u vendos që të mbahet e njëjta masë sigurie, pra paraburgimi. Arsyeja pse u zgjat paraburgimi për aktivistët është thjesht politike”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

    Sot, anëtarët e ksaj partie – Dardan Molliqaj, Frashër Krasniqi, Fatmir Kurtaj, Glauk Konjufca, Kasim Uka, Kujtim Kosumi, Kushtrim Zeqiri, Pajtim Demaj dhe Skënder Mërturi – janë paraqitur në gjykatë në lidhje me demolimin e disa veturave të EULEX-it në vitin 2009.

    Zgjatjen e paraburgimit të tyre, Vetëvendosje e ka lidhur me protesten që pritet të mbahet nesër.

    “Me mbajtjen e tyre pushteti synon të dobësojë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, e cila tashmë është pjesë e organizimit të protestave gjithëpopullore që kërkojnë të ndalin bërjen president të Hashim Thaçit dhe dorëheqjen e qeverisë antikushtetuese”./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark