×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Policia po pengon shërimin e Haxhiut në spital

    Insajderi
    19 February 2016 - 18:41

    Në një reagim të para disa minutash, VV, ka publikuar një foto dhe reagim për të shprehur siç thuhet “dhunën që polica po e ushtron ndaj deputetes Albulena Haxhiu edhe në spital”.

    “Policia qëndron në dhomën ku po mjekohet deputetja Albulena Haxhiu. Policë të shumtë po qëndrojnë në ambientet ku po mjekohet deputetja Albulena Haxhiu. Ata nuk po lejojnë as familjen që t’i qëndrojë pranë në dhomën ku po merr kujdesin mjekësor. Policët deri më tani nuk kanë paraqitur urdhërarrest dhe asnjë dokument tjetër zyrtar. Ndonëse ata nuk kanë asnjë të drejtë që ta mbikëqyrin deputeten, ata po ushtrojnë presion psikologjik mbi të, edhe pas tronditjes që ajo ka pësuar sot”, thuhet në reagimin e VV-së.

    vvspital

    Sipas po të njëjtin reagim, “ky regjim që paradite e lëndoi fizikisht deputeten, pasdite shpifi për të, dhe tash nuk po lejon as që ajo të shërohet normalisht, është regjim shtypës”.

    “Madje regjimi nuk po kujdeset më as që ta fshehë këtë. Ky regjim duhet të bjerë sa më parë, dhe kjo seancë e dhunës duhej të ishte seanca e tij e fundit. I urojmë shërim sa më të shpejtë aktivistes Albulena Haxhiu”, përfundon reagimi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark