Insajderi
Lajme

VV-së nuk i pëlqen vendimi i KQZ-së, dërgon ankesë në PZAP

Insajderi
31 August 2024 - 18:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
VV-së nuk i pëlqen vendimi i KQZ-së, dërgon ankesë në PZAP
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ndaj vendimit të KQZ-së për kufizimin e numrit të votuesve nga mërgata që mund të votojnë nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës.

Sipas përfaqësuesit të VV-së në KQZ, Alim Rama, një vendim i tillë është i padrejtë meqë MPJD është zotuar për akomodim të të gjitha nevojave që mund të paraqiten për organizimin e zgjedhjeve nëpër Ambasada dhe Konsullata.

“Ankesë në PZAP ndaj vendimit të padrejtë të KQZ për kufizimin të numrit të votuesve nga mërgata nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës, me gjithë zotimin e MPJD dhe qeverisë së Kosovës për akomodim të gjitha nevojave që mund të paraqiten për organzimin e votimit në Ambasada dhe Konzullata të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Rama


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark