VV: Takimet nuk janë zgjidhje, protestat po - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Takimet nuk janë zgjidhje, protestat po

    Insajderi
    08 February 2016 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pari i partisë Vetëvendosje, Visar Ymeri ka dalë me një konferencë për media, pas takimit të sotëm në Presidencë, duke e quajtur atë të pavlerë dhe të dëmshëm.

    Për VV-në, Kosova nuk ka çfarë të presë nga takimet e tjera të paralajmëruara por zgjidhjen e shohin tek protestat.

    “Takimet si ato të sotshmet janë të dëmshme për vendin. Jemi për bashkëpunim por vetëm pas rrëzimit të kësaj qeverie”, ka thënë Ymeri.

    Ymeri ka ripërsëritur frazën se “qeveria nuk mund të vazhdoj të rri në pushtet sepse po e dëshmojnë që po e përdorin interesin e qytetarëve”.

    “Zgjidhja është e qytetarëve protestues. Ndryshimi i cili ka nevojë Kosova është rrezmi i Qeverisë”, ka thënë Ymeri në një konferencë të mbajtur në selinë e partisë më të madhe opozitare.

    Opozita do të protestojë me 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark