×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    VV’ja në Prishtinë: S’jemi të sigurt se LDK-ja e PDK-ja e kanë shkëputur 100 për qind koalicionin

    Insajderi
    22 February 2024 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, nuk janë të sigurt nëse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë shkëputur 100 për qind koalicionin në kryeqytet.

    Në një konferencë për media të enjten, Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të kësaj partie ka thënë se nuk do të bëhen pjesë e koalicionit me parti që e kanë shkatërruar Prishtinën.

    “Shumica e drejtorëve janë prej LDK-së. Te ndërmarrjet publike s’ka ndonjë risi. Ato vazhdojnë të qeverisen nga LDK-ja e PDK-ja me nga katër secila. Si pasojë e kësaj mjegulle, Kuvendi Komunal është i bllokuar, nuk mbledhje dhe shumicë parlamentare. Kësisoj, kanë ngecur edhe zgjidhjet e problemeve. Nuk jam i sigurt nëse janë ndarë 100 për qind LDK-ja e PDK-ja. Nuk bëjmë koalicion me parti që e kanë shkatërruar kryeqytetin, u themi jo LDK-së e PDK-së”, ka thënë ai.

    Nora Kelmendi, asambliste e VV-së, ka ftuar të gjithë asamblistët të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të së martës, në të cilën do të kërkohet shkarkim i kryesuesit të Kuvendit Komunal, pozitë që mbahet nga Pëllumb Bajqinovci i LDK-së.

    Asamblisti tjetër i kësaj partia, Mirsad Vitija, ka akuzuar PDK-në se po përpiqet që me një këmbë të rri në pushtet e me një këmbë në opozitë.

    “Ndërmarrjet publike vazhdojnë të udhëhiqen nga PDK-ja. Këta zyrtarë të PDK-së janë ende në këto pozita, vazhdojnë të punësojnë militantë nëpër këto ndërmarrje. Pse nuk po ua kërkojnë dorëheqjen e tyre”, ka thënë Vitija.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark