Insajderi
Lajme

VV’së s’i bëhet vonë për kritikat, e bën ish-kandidatin e tyre për deputet anëtar në bordin e një agjencie të pavarur

Insajderi
27 April 2026 - 15:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
VV’së s’i bëhet vonë për kritikat, e bën ish-kandidatin e tyre për deputet anëtar në bordin e një agjencie të pavarur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Driton Vela me 57 vota për është emëruar anëtar i bordit të Agjencisë për Akreditim, përkundër prapavijës së tij politike të mëhershme.

Vela kaloi me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, subjekt politik ky me të cilin kishte garuar përgjatë 2019-ës si deputet, por që s’arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për deputet.

Lidhur me këtë çështje, në seancën e së hënës është deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, i cili tha se Vela mundësoi monopolin farmaceutik për një kompani, pa ia përmendur emrin, shkruan Insajderi.

“Qiky person ka qenë bartës i listës esenciale të barnave, i ka lejuar një kompanie farmaceutike me fut barna dhe me kriju monopol dhe qajo kompani farmaceutike i ka fituar nja 170 milionë tendera në emër të qatij monopoli. Qishtu është lidhja e krimit. Qitu është një që ulet qitu, që ai është personi që e ka mbajt para dursh edhe të tjerët për mi përfitu qata miliona. Qito lajmet që po i shihni çdo ditë për mungesën e barnave kundër kancerit, i kanë qita emra, sikur ky person që është sot me e dërgu në Agjencinë e Akreditimit“, tha Zemaj.

Zemaj po ashtu kujtoi se Vela ishte kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2019-ës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe ritheksoi faktin e përjashtimit të kësaj agjencia nga ENKA para disa vitesh për shkak të politizimit të saj.

“Përveçqë është i ngjyrosur politikisht, ka qenë kandidat i LVV-së, nuk është edhe i zoti profesionalisht. Temat e tij janë kontestuar nga kolegët e tij, që janë shumë më profesional edhe me tituj akademik. Ai është akuzu edhe për plagjiat, edhe për mashtrim. Ai është me emër mbiemër, një profesoreshë e nderume e cila koinçidon se është anëtare e LVV-së, por e ka ndoshta egon e vetë profesionale, edhe nuk e pranon një mashtrues si ai me qenë anëtar i këtij agjencioni shumë kredibil“, deklaroi më tej ai.

Për çështjen e Velës u deklarua edhe deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku, e cila tha se propozimi i tij është tentim-kapje e institucionit të pavarur.

“Si mundeni të sillni një emër të tillë?…PDK jo që nuk e voton, por do ta luftojë çdo herë politizimin e arsimit në Kosovë….Kjo është për turp”, tha Sala Jashari.

Kundër këtij propozimi u shpreh edhe Time Kadriaj, e cila polemizoi paksa edhe me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun.

“Po shihet qartë cila është tendenca e LVV-së. Ty kryetare të kujtohet shumë mirë sepse je prej fillimit, të kujtohen premtimet me të cilat keni ardhë në pushtet. Të afërmit, militantët e partisë janë për dasma, për ahengje. Kanë qenë fjalët e Lëvizjes Vetëvendosje, se keni thanë që institucioni duhet me qenë i pavarur. Këto ditë, duke e ditë që ka zgjedhje, shihni me procedura të përshpejtuara, po sjellni ligje”, tha Kadriaj.

Akuza të rënda ndaj Velajt pati edhe deputetja Ganimete Musliu, e cila pretendoi se ai privoi pacientët me “bindje të tjera politike” nga marrja e terapisë falas që është e dedikuar për qytetarët që vuajnë nga kanceri. /Insajderi.org/

OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark