Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, nuk është ftuar në kombëtaren angleze për Kampionatin Evropian që pritet të fillojë pas rreth tri javësh.
Por, Walcott duket se e pritur me qetësi lajmin.
Ai ka reaguar në Twitter duke thënë se i uron Roy Hodgson dhe ekipit të përzgjedhur të tij suksese në Francë.
“Jam i zhgënjyer që nuk jam pjesë e ekipit, por unë kam folur me trajnerin dhe e respektoj vendimin e tij,” ka thënë ai përmes Tëitter.
Por, lajmi i mirë për tifozët e Arsenalit dhe Anglisë është pjesëmarrja e Jack Ëilshere në Evropian. Mesfushori ka luajtur vetëm tri ndeshje prej se është rikthyer nga një lëndim i gjatë, por Hodgson ka vazhduar besimin ndaj tij./Insajderi.com