Ish-ambasadori i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se shqiptarët kanë shumë arsye të brengosen me fitoren e Donald Trumpit, pasi Amerika nuk do të jetë e njëjta.
“Keni shumë arsye për t`u brengosur. Unë jam i brengosur. Shumë qytetarë në ShBA janë të brengosur. Për shkak të fushatës, për shkak të shumë arsyeve. Nuk e njoh z. Trump dhe nuk i njoh njerëzit rreth tij. E njohim si biznesmen por ka pikëpyetje se sa ka qenë i mirë si biznesmenë. Unë mendoj se presidenti Obama do të shkojë në histori si një president i jashtëzakonshëm”, ka thënë Walker në emisionin ‘Personale’ në TV Dukagjini.
Ish-ambasadori Walker tha se presidenti Obama të bindë se mendon thellë para se të flasë, ndërkaq presidenti Trump të krijon përshtypjen se flet para se të mendojë.
“Madje janë shqetësuese disa lidhje që ai mendohet se i ka, dhe si kosovar do të brengosesha… E kemi Rusinë që është e gatshme për aventura si në Krime apo Siri. Shpresoj që lidhja ruso-serbe të mos ketë ndonjë ndikim në administratën Trump”, ka shtuar William Walker.
[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=5MXp33y5Jh4″/]