Washington Post: EBA qëndron pas hakimit të medieve në Katar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Washington Post: EBA qëndron pas hakimit të medieve në Katar

    Insajderi
    17 July 2017 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) qëndrojnë prapa hakimit të rrjeteve sociale dhe medieve qeveritare të Katarit e cila rezultoi me publikimin e citimeve të rreme në lidhje me Emirin e Katarit, e cila shkaktoi krizën diplomatike të Gjirit dhe izolimin e Katarit, shkruan gazeta amerikane ‘Washington Post’, duke cituar burime të zbulimit amerikan.

    Kriza në vendet e Gjirit u përshkallëzua më 5 qershor, kur Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërprenë marrëdhëniet dhe bllokuan Katarin me akuzat për dyshime se mbështet terrorizmin, e cila u mohua nga autoritetet në Doha.

    ‘Washington Post’ thekson se emiri Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani është cituar rrejshëm gjoja lavdëron Hamasin dhe thotë se Irani është “forcë islamike”.

    Mediat e Katarit u hakuan më 24 maj, ndërsa ‘Washington Post’ shkruan se zyrtarët e inteligjencës amerikane zbuluan javën e kaluar se zyrtarë të lartë të Qeverisë së EBA-së një ditë parë kësaj kanë diskutuar për planifikimin e hakimit.

    Pas kësaj, disa vende arabe, të udhëhequra nga Arabia Saudite ndaluan punën e mediave të Katarit, para se ata të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Dohan.

    Abu Dhabi ka hedhur poshtë akuzat, kurse ambasadori i tyre në Uashington, i quajti të rreme akuzat e fundit të medias, transmeton Anadolu Agency.

    “Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kishin kurrfarë roli në hakimin e pretenduar të përshkruar në artikull”, thuhet në deklaratë.

    Në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes vendeve të Gjirit është përfshirë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili javën e kaluar ka qëndruar në Arabinë Saudite. Me këtë rast ai theksoi nevojën për kompromis dhe tha se kjo krizë mund të destabilizojë përpjekjet në luftën kundër organizatës terroriste DEASH.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark