×
  • Sport
  • Sport

    Wenger thumbon Thierry Henry-n

    Insajderi
    04 March 2016 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka ironizuar me ish-futbollistin e tij më të mirë, Thierry Henry, i cili ditë më parë deklaroi se “fansat e Arsenalit janë më të zemëruar se kurrë”.

    Deklarata e Henryt erdhi pas disfatës që topçinjtë e pësuan ndaj Swansea City në shtëpinë e tyre.

    Por për trajnerin francez ajo që ka thënë Henry nuk mund të jetë e vërtetë derisa ai ulët në ulëset më të mira të stadiumit, jo në ato të tifozëve.

    “Thierry Henry ka mendimin e tij. Por, ai nuk mund ta dijë zemërimin e 60.000 tifozëve, pasi ai ulët në ulëset më të mira të stadiumit”, deklaroi Wenger në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Tottenhamit.

    Derbi i Londrës veriore do të zhvillohet të shtunën në ora 13:45, në stadiumin “White Hart Lane” të Tottenhamit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark