Insajderi
Biznes

WhatsApp është hakuar për të përgjuar zyrtarë të lartë të SHBA dhe aleatëve

Insajderi
01 November 2019 - 10:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Burime të afërta me çështjen thanë se pjesa më e madhe e viktimave ishin zyrtarë qeveritarë dhe ushtarakë të profilit të lartë në 20 vende të ndryshme të botës dhe 5 kontinente.

Zyrtarë të lartë të qeverisë Amerikane dhe aleatëve të saj janë vënë në shënjestër të një softueri hakimi i cili ka përdorur WhatsApp për të marrë nën kontroll telefonët e përdoruesve raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Burime të afërta me çështjen thanë se pjesa më e madhe e viktimave ishin zyrtarë qeveritarë dhe ushtarakë të profilit të lartë në 20 vende të ndryshme të botës dhe 5 kontinente.

Hakimi i tyre mund të ketë pasoja të mëdha politike dhe diplomatike. Lajmin vjen pasi të Marten WhatsApp paditi kompaninë e cila ka ndërtuar softuerin e hakimit, firmën Izraelite NSO.

Disa viktima janë të lokalizuara në SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein, Meksikë, Pakistan dhe Indi thanë njerëz të afërt me çështjen.

Dhjetëra gazetarë në Indi thanë se gjithashtu kanë qenë shënjestër. Firma Izraelite NSO ka mohuar të ketë gisht duke thënë se produktet e saj janë krijuar vetëm për të ndihmuar qeveritë të kapin terroristë dhe kriminelë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark