×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    WhatsApp ju lejon që të heshtni bisedat përgjithmonë

    Insajderi
    24 October 2020 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    WhatsApp më në fund ka azhurnuar aplikacionin e tij të mesazheve në mënyrë që përdoruesit të mund të heshtin bisedat përgjithmonë.

    Më parë, përdoruesit ishin në gjendje të heshtnin vetëm një bisedë ose një bisedë në grup deri në një vit.

    Tani opsioni për të heshtur një bisedë për 365 ditë është zëvendësuar me një buton që thotë “Gjithmonë”.

    Në mënyrë që të heshtin një bisedë në WhatsApp, përdoruesit do të duhet të shkojnë në bisedën e dëshiruar, të zgjedhin butonin ‘Mute’ dhe më pas të shtypin ‘Always’.

    Karakteristika e re është në dispozicion për përdoruesit e iPhone dhe Android. Ky nuk është ndryshimi i vetëm që WhatsApp po bën në platformën e saj.

    Shërbimi i mesazheve në pronësi të Facebook po sjell gjithashtu thirrje zanore dhe video në versionin desktop të aplikacionit të bisedës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark