Sipas Wikileaks, publikimi i këtyre e-mailave do të qartësojë në detaje puçin ushtarak në Turqi dhe nëse ky puç ka qenë i organizuar nga Erdogani që ta shtrijë pushtetin e tij.
Faqja Wikileaks ka publikuar grupin e parë të e-maileve të komunikimit ndërmjet aktivistëve të partisë së Rexhep Tajip Erdogan dhe zyrtarëve shtetëror.
Bëhet fjalë për 294,548 e-mailat e grupit të parë, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, sipas Mirror-it britanik, Wikileaks është përballur me sulme të vazhdueshme kibernetike gjatë publikimit të këtyre e-mailave.
Në ditët në vazhdim pritet zbardhja e këtyre komunikimeve në partinë e Erdoganit.