Insajderi
Lajme

Williams për UÇK-në: Ishte strukturë mbi baza rurale dhe jo e bazuar në rregulla

Insajderi
18 September 2025 - 11:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Williams për UÇK-në: Ishte strukturë mbi baza rurale dhe jo e bazuar në rregulla
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dëshmitari Paul Williams, para Gjykatës Speciale deklaroi të enjten se Ushtria Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte një strukturë mbi baza rurale dhe jo duke u bazuar në rregulla.

Fillimisht, dëshmitari pohoi se Hashim Thaçi duhej të merrte miratimin e komandantëve të zonave në Kosovë për të nënshkruar marrëveshjen, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Pas kësaj, dëshmitari u pyet nëse ekzistonte ndonjë rregullore që e thoshte këtë.

“Nuk kam qenë në dijeni të kësaj dhe do të isha habitur shumë nëse do të kishte ekzistuar diçka me shkrim dhe është një strukturë mbi baza rurale dhe nuk iu vjen në mendje mendoj ky nivel ndërveprimi dhe do të kishte qenë shumë më normative, kulturore më shumë autoritet dhe më pak e bazuar në rregulla”, tha dëshmitari.

Williams tregoi edhe për një rast kur ishte fotografuar Thaçi nga një fotograf francez, e që tashmë i akuzuari thuhet që kishte qenë i shqetësuar se mos po vihej në shënjestër nga Serbia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark