Trajneri francez tha se mesfushori do të jetë i gatshëm, për pak javë dhe do të kthehet në stërvitje me Arsenalin.
“Wilshere është kthyer në stërvitje. Pasi të jetë në gjendjen më të mirë ai është i gatshëm për Arsenalin dhe Kombëtaren. Pse jo?”, tha Wenger në konferencë për shtyp.
Wenger tha se nëse Wilshere kthehet para fillimit të Kampionatit Evropian atëherë ai do të luajë me Anglinë.
“Ai do të jetë plotësisht i gatshëm pas disa javëve. Jack është i frustruar dhe është shumë e rëndësishme për të që të luajë në Euro dhe të rikthejë besimin. A është rrezik të ftohet ai? Nëse është i gatshëm, jo,” ka përfunduar Wenger. /Insajderi.com