Insajderi
Insporti

Xabi Alonso flet për Nico Paz-n: Ai bëri një hap shumë inteligjent që iu bashkua Comos

Insajderi
22 October 2025 - 12:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Xabi Alonso flet për Nico Paz-n: Ai bëri një hap shumë inteligjent që iu bashkua Comos
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.

Para superduelit ndaj Juventusit, Alonso foli për shumë tema të ndryshme përfshirë dhe ish-talentin e Realit, Nico Paz, i cili po shkëlqen me Comon në Serie-n A.

Reali, ka opsionin e riblerjes për talentin argjentinas dhe flitet se do ta aktivizojnë këtë opsion, në verën e vitit 2026.

“Sigurisht që Nico bëri një hap shumë inteligjent që ju bashkua Comos vitin e kaluar”. Sigurisht që e pashë ndeshjen Como-Juventus, ai dhe ata luajtën shumë mirë”, deklaroi Alonso.

Reali, sonte do të pres në “Santiago Bernabeu”, Juventusin me ndeshjen që zhvillohet në orën 21:00.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark